Singapor, lindj një foshnje me imunitet kundër Koronas
(last modified Sun, 29 Nov 2020 13:18:32 GMT )
Nëntor 29, 2020 14:18 Europe/Tirane
  • Singapor, lindj një foshnje me imunitet kundër Koronas

Një foshnje me anti-trupa të Covid-19 ka lindur në shtetin Singapor.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se një grua në Singapor e cila tetë muaj me parë ishte infektuar me virusin Korona, tani ka lindur foshnjën e saj me anti-trupa kundër virusit Covid-19.

Kjo foshnje nuk është i infektuar me virusin Covid-19, por në gjakun e saj ekzistojnë anti-trupa për t’u përballur me virusin Korona.

Sipas shkencëtarëve, kjo lindje mund të ndihmojë të kuptojmë më mirë mënyrën e transferimit të virusit Covid-19 nga nëna te fëmija. Kjo grua kishte shenja të lehta të Covid-19 dhe fëmija i saj anti-trupat kundër virusit Korona i kishte marrë nga nëna e vet.

Sipas OBSH, nuk dihet se nëse një nën shtatzënë mund ta transferojë virusin Korona te fëmija i saj apo jo.

 

Tags