Republika e Azerbajxhanit kërkon dëmshpërblim nga Armenia
Republika e Azerbajxhanit po kërkon 100 miliardë dollarë kompensim nga Armenia për rindërtimin e zonave të çliruara të rajonit Nagorni-Karabak.
Sipas Agjencisë së Lajmeve IRIB, tre rajonet e Nagorni-Karabakut, të cilat nën një marrëveshje midis Republikës së Azerbajxhanit, Armenisë dhe Rusisë, do t'i kthehen plotësisht në Republikën e Azerbajxhanit në 1 Dhjetor kanë pësuar dëme të shumta materiale për të cilat Republika e Azerbajxhanit kërkon dëmshpërblim nga Armenia. Republika e Azerbajxhanit e ka vlerësuar dëmin në territoret e çliruara në më shumë se 100 miliardë dollarë dhe po përgatitet të ndjekë penalisht në gjykatat ndërkombëtare Armeninë dhe të kërkojë kompensim nga ky vend. Republika e Azerbajxhanit gjithashtu deklaroi se deri më tani ka shkatërruar 4,500 mina anti-person, 2,500 mina anti-tank dhe 750 bomba të pashpërthyera në këto zona.