OKB kritikon vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar se regjimit sionist gjatë katër viteve të kaluara ka ndërtuar më së shumit koloni sioniste në territorin e pushtuar.
Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ditën e martë ka dënuar ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës.
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar se ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe shkatërron perspektivën për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës.
Gutteres në vazhdim ka thënë se zgjerimi i kolonive sioniste dhe planeve ndërtimore nga ana e regjimit sionist akoma po vazhdon në territoret e pushtuara të Palestinës duke shkatërruar shtëpitë palestineze dhe duke uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Betul-Mokades dhe këto ndërtime kanë arritur në nivelin më të lartë të tyre në katër vitet e kaluara.
Gutteres gjithashtu ka shprehur shqetësime të mëdha edhe për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për bllokadën që po vazhdon nga regjimi sionist ndaj këtij rajoni.