OKB kritikon vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101937-okb_kritikon_vazhdimin_e_ndërtimit_të_kolonive_sioniste
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar se regjimit sionist gjatë katër viteve të kaluara ka ndërtuar më së shumit koloni sioniste në territorin e pushtuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 02, 2020 13:45 Europe/Tirane
  • OKB kritikon vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar se regjimit sionist gjatë katër viteve të kaluara ka ndërtuar më së shumit koloni sioniste në territorin e pushtuar.

Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ditën e martë ka dënuar ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës.

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar se ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe shkatërron perspektivën për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës.

Gutteres në vazhdim ka thënë se zgjerimi i kolonive sioniste dhe planeve ndërtimore nga ana e regjimit sionist akoma po vazhdon në territoret e pushtuara të Palestinës duke shkatërruar shtëpitë palestineze dhe duke uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Betul-Mokades dhe këto ndërtime kanë arritur në nivelin më të lartë të tyre në katër vitet e kaluara.

Gutteres gjithashtu ka shprehur shqetësime të mëdha edhe për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për bllokadën që po vazhdon nga regjimi sionist ndaj këtij rajoni.