Anglia do të nisë vaksinimin javën e ardhshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101953-anglia_do_të_nisë_vaksinimin_javën_e_ardhshme
Anglia pritet të nisë vaksinimin kundër virusit korona, javën e ardhshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Anglia do të nisë vaksinimin javën e ardhshme

Anglia pritet të nisë vaksinimin kundër virusit korona, javën e ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë perëndimor në botë që ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit. Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi të mërkurën se autoritetet mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë miratuar vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech. Ky lajm vjen pasi tre vaksinat kandidade publikuan rezultate premtuese në fazën e përfundimtare të provave. Hancock tha se vaksinat do të jenë gati për përdorim në fillim të javës që vjen. Të dy kompanitë njoftuan këtë muaj se vaksina është 95% efektive dhe 94% efektive tek personat mbi 65 vjeç, të cilët konsiderohen edhe si grupmosha më e rrezikuar nga koronavirusi.