Fauci do t’i shërbejë presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101993-fauci_do_t’i_shërbejë_presidentit_të_zgjedhur_amerikan_joe_biden
Anthony Fauci ka deklaruar se do të pranojë të shërbejë si këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan të zgjedhur, Joe Biden.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • Fauci do t’i shërbejë presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden

Anthony Fauci ka deklaruar se do të pranojë të shërbejë si këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan të zgjedhur, Joe Biden.

Biden gjatë një interviste për CNN të enjten tha se i kërkoi Faucit të qëndronte në administratën e tij në të njëjtin rol që kishte për disa presidentë të fundit si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe gjithashtu si “këshilltar kryesor mjekësor”. Gjatë një paraqitjeje në NBC News të premten, i pyetur për bisedën e tij me Biden dhe nëse ai do ta pranonte ofertën e presidentit të zgjedhur, Anthony Fauci u përgjigj me “po”. “Po, absolutisht”, tha Fauci. “Unë thashë ‘po’ menjëherë aty, po”, deklaroi eksperti. Fauci i cili po shërbente gjatë administratës së presidentit në largim, Donald Trump, ka pasur disa mospajtime me këtë të fundit.