SHBA frikësohet nga potenciali ushtarak i Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101997-shba_frikësohet_nga_potenciali_ushtarak_i_kinës
Një Gjeneral amerikan i pensionuar ka paralajmëruar se SHBA po nënvlerësojnë aftësitë ushtarake në rritje të Kinës dhe shprehu frikën se koha po mbaron për të frenuar rritjen ushtarake të Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2020 16:31 Europe/Tirane
  • SHBA frikësohet nga potenciali ushtarak i Kinës

Një Gjeneral amerikan i pensionuar ka paralajmëruar se SHBA po nënvlerësojnë aftësitë ushtarake në rritje të Kinës dhe shprehu frikën se koha po mbaron për të frenuar rritjen ushtarake të Kinës.

Në një intervistë me Axios, Stanley McChrystal, gjenerali në pension dhe këshilltar i Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden, tha se "kapaciteti ushtarak i Kinës është rritur shumë më shpejt sesa njerëzit e mendojnë" dhe se SHBA nuk kanë kohë për të kundërpeshuar fuqinë e Kinës në Azi. I pyetur nëse është tepër vonë për Shtetet e Bashkuara për të mobilizuar aleatët e tyre aziatikë për të frenuar Kinën, McChrystal tha: "Aftësia e tyre për të përdorur raketa ka ndryshuar në thelb dinamikën. Kinezët kanë shpallur potencialet e raketave të tyre hipersonike të cilat ata besojnë se mund të fundosin një aeroplanmbajtëse amerikane. " Ai vazhdoi duke thënë se opsioni më i mirë për Shtetet e Bashkuara do të ishte të investonin më shumë në kapacitetin e forcave të tyre si dhe të aleatëve të tyre rajonalë.  McChrystal tha: "Frika ime është se një ditë do të zgjohem duke mësuar se Kina lëshoi një shi raketash mbi Tajvanin.” Më parë, zyrtarë të tjerë amerikanë kishin paralajmëruar mbi rritjen e aftësisë ushtarake të Kinës. John Ratcliffe, drejtori i inteligjencës kombëtare, në një shënim të botuar nga Wall Street Journal kishte shkruar "se Kina është kërcënimi ynë më i madh", "informacioni është i qartë", Pekini kërkon të dominojë Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës ekonomikisht, ushtarakisht dhe teknologjikisht ”. Ai përsëriti edhe një herë pretendimet se Kina synonte të vidhte pronën intelektuale nga kompanitë amerikane, të kopjonte dhe të hiqte kompanitë amerikane nga tregu botëror. Kina është irrituar nga mbështetja e SHBA-së për Tajvanin, duke përfshirë dy vizita të fundit nga zyrtarë të lartë, Sekretari i Shëndetësisë i SHBA Alex Iser në Gusht dhe Zëvendëssekretari i Shtetit në Shtator. Shtetet e Bashkuara, si shumica e vendeve në botë, nuk kanë marrëdhënie zyrtare me Tajvanin, por sipas ligjit amerikan Uashingtoni është i angazhuar të sigurojë Taipein me mjete për të mbrojtur veten. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj. Pentagoni vlerëson se Republika Popullore e Kinës ka midis 200 dhe 300 bomba atomike. Një numër që mund të dyfishohet deri në vitin 2030. Ushtria kineze po zhvillon gjithashtu pajisje të reja. Në veçanti JL-3, një raketë bërthamore e lëshuar nga nëndetësja me një rreze prej 12,000 kilometrash, e mjaftueshme për të arritur lehtësisht territorin amerikan. Përveç raketave të reja balistike, Kina po zhvillon aeroplanë luftarakë që mund të gjuajnë armë bërthamore nga ajri. Ushtria e Republikës Popullore gjithashtu mund të përdorë arsenalin e saj të kufizuar të armëve atomike duke i vendosur në pjesë të ndryshme të botës për t'i bërë ato më të vështira për t'u shkatërruar. Kështu, oficerët amerikanë mendojnë se Pekini mund të fshehë raketat e tij në Pakistan, Sejshell, Angola, Indonezi apo edhe Sri Lanka.