Protesta në Gjermani, policia sulmon protestuesit
Në Gjermani janë mbajtur protesta kundër masave kufizuese të Covid-19 dhe kjo ka çuar në dhunë me policinë.
Këto protesta organizohen në kohën kur Gjermania do të zgjasë masat kufizuese për të frenuar valën e dytë të COVID-19 deri në janar. Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e së mërkurës vetë kancelarja Angela Merkel, pas një seance bisedimesh me krerët e landeve gjermane. Masat, që duhet të skadonin më 20 dhjetor, përfshijnë mbajtjen mbyllur të restoranteve dhe hoteleve, si dhe kufizimin deri në 5 persona të grumbullimeve. Merkel tha se kufizimet në fjalë do të zgjaten deri më 10 janar, pasi nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. “Në parim gjërat do të mbeten ashtu siç janë”, deklaroi Merkel. Ndërsa numri i infeksioneve ditore ka nisur të bjerë, Gjermania raportoi të mërkurën numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë të vetme, plot 487 njësi.