Protestat në Francë rezultojnë me dhunë
(last modified Sun, 06 Dec 2020 07:51:58 GMT )
Dhjetor 06, 2020 08:51 Europe/Tirane
  • Protestat në Francë rezultojnë me dhunë

Disa mijëra njerëz protestuan dhunshëm të shtunën në Paris dhe qytete te tjera franceze kundër masës së kontestuar të “Ligjit të Sigurisë”. Ata dogjën makina, thyen xhama dhe u përleshën me policinë, pas kundër-përgjigjes së kësaj të fundit me gazlotsjellës.

Demonstruesit shprehen përçmimin e tyre ndaj dhunës së policisë dhe planeve të presidentit Emmanuel Macron për forcimin e dorës së autoriteteve. Teksa protestuesit brohorisnin “të gjithë e urrejnë policinë” dhe “anti-kapitalistë,” ata thyen xhamat e disa ndërtesave dhe dogjën disa makina. Demonstruesit hidhnin vazhdimisht fishekzjarre dhe objekte të ndryshme ndaj policëve. Shtëllunga të mëdha tymi e gazi lotsjellës pati në rrugët e Parisit. Policia tha se mes protestuesve ishin rreth 500 anarkistë që kërkonin kaos. Ministri i brendshëm Gerard Darmanin deklaroi se dhjetëra vetë ishin arrestuar në Paris dhe rreth 100 në të gjithë Francën, në protestat paralele në qytete të mëdha si Marsejë e Lion.

Tags