Protesta kundër vizitës së "Abdul Fetah Sisi" në Francë
(last modified Wed, 09 Dec 2020 07:24:18 GMT )
Dhjetor 09, 2020 08:24 Europe/Tirane
  • Protesta kundër vizitës së

Qindra protestues francezë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit për të dënuar vizitën e presidentit egjiptian në Paris.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Qindra aktivistë të të drejtave të njeriut nga organizata të ndryshme demonstruan në Paris duke dënuar praninë e Abdul Fetah Sisi. Protestuesit theksuan se Sisi ishte "përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shtypjen brutale të disidentëve". Abdul Fetah Sisi është në një vizitë zyrtare tre-ditore me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Prania aktive e Egjiptit në Libi dhe mbështetja e saj indirekte për ushtrinë e gjeneral Kalifa Haftar e kanë sjellë Kajron më afër Parisit se kurrë më parë, megjithëse Franca pretendon se nuk ka asnjë përfshirje në punët e brendshme të Libisë.