Putin nxjerr raketat ICBM
Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka publikuar sot pamje të lëshimeve strategjike raketore nga nëndetëset, bunkerët nëntokësorë dhe avionët gjuajtës, duke demonstruar forcën e plotë të triadës së saj ushtarake bërthamore.
Raketat e afta për mbushje bërthamore raportohej se lëshoheshin nga nëndetësja bërthamore Karelia në detin Barents. Rusia ka shtuar aktivitetin ushtarak vitet e fundit mes tensioneve me Perëndimin. Në pamje shiheshin nëndetëset ruse të kategorisë Delta-IV në detin Barents që këshonin raketat inter-kontinentale, si dhe lëshime të ngjashme nga kozmodromi i Arkhangelsk. Të tjera raketa të rangut të largët lëshoheshin nga avionët bombardues Tu-160 e Tu-95 mbi pistat ajrore të Engels e Ukrainka. Raketat balistike nga detet Plesetsk dhe Barents kishin goditur objektivat e tyre në terrenin stërvitor Kura në rajonin Kamchatka, pranë brigjeve paqësore të Rusisë. Agjencia TASS tha se lëshimet u kryen nën komandën personale të presidentit Putin. Manovrat zhvillohen më pak se dy muaj para skadimit të traktatit të ri të kontrollit të armëve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të planifikuar për në Shkurt 2021. Moska dhe Uashingtoni kanë diskutuar zgjatjen e paktit, por mosmarrëveshjet mbeten. Administrata aktuale e SHBA thotë se Kina duhet gjithashtu të bashkohet në tryezën e negociatave, duke refuzuar rinovimin e paktit në fjalë.