Trump proteston në mënyrë ofenduese kundër Gjykatës së Lartë të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102178-trump_proteston_në_mënyrë_ofenduese_kundër_gjykatës_së_lartë_të_amerikës
Presidenti i Amerikës në reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Amerikës që ka refuzuar kërkesën e tij për anulimin e rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në katër shtete të SHBA-ve, e ka quajtur këtë gjykatë të pamend dhe të paguximshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2020 11:35 Europe/Tirane
  • Trump proteston në mënyrë ofenduese kundër Gjykatës së Lartë të Amerikës

Presidenti i Amerikës në reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Amerikës që ka refuzuar kërkesën e tij për anulimin e rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në katër shtete të SHBA-ve, e ka quajtur këtë gjykatë të pamend dhe të paguximshme.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e shtunë me anë të një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Gjykata e Lartë  me të vërtetë na ka zhgënjyer neve. Kjo Gjykatë nuk ka kurrfarë mendje dhe as guximi”.

Trump me anë të një mesazhi tjetër, vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me shtetin e Teksasit e ka quajtur një turp të madh dhe ka thënë: “Asnjë gjykatë nuk ekziston që do ta gjykojë këtë vendim në mënyrë të merituar. Ky është një skandal juridik dhe ligjor dhe një turp i madh për SHBA-të”.

Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të përmbysur fitoren e Joe Biden-it në zgjedhje.

Në një deklaratë të shkurtër, gjykata tha se shteti Teksas nuk ka të drejtën ligjore të padisë shtetet Miçigan, Xhorxhia, Pensilvani dhe Uiskonsin sepse “nuk ka demonstruar një interes të perceptueshëm nga pikëpamja gjyqësore për mënyrën në të cilën një shtet tjetër zhvillon zgjedhjet e tij”. Gjyqtarët konservatorë Samuel Alito dhe Clarence Thomas thanë se ata do ta kishin dëgjuar ankimimin e Teksasit, por nuk do të kishin bërë siç dëshironte Teksasi për lënien mënjanë të 62 votave elektorale për zotin Biden nga këto katër shtete.