Burimi i zemërimit të Erdoganit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102183-burimi_i_zemërimit_të_erdoganit
Kjo "poezi" me nuanca separatiste në të cilën Erdogan u përpoq të notonte të Enjten 10 Dhjetor, ditën e paradës së fitores në Baku, në sfondin e një fryme neotomane e cila, sipas dëshmitarëve okularë, acaroi shumë thellë gjeneralët e ushtrisë Azerbajxhanase, një poezi që krijoi krizën e parë të hapur politike midis Iranit dhe Turqisë me thirrjen e ndërsjellë të ambasadorëve nuk mund të fshehë një gjë:
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2020 20:00 Europe/Tirane
  • Burimi i zemërimit të Erdoganit

Kjo "poezi" me nuanca separatiste në të cilën Erdogan u përpoq të notonte të Enjten 10 Dhjetor, ditën e paradës së fitores në Baku, në sfondin e një fryme neotomane e cila, sipas dëshmitarëve okularë, acaroi shumë thellë gjeneralët e ushtrisë Azerbajxhanase, një poezi që krijoi krizën e parë të hapur politike midis Iranit dhe Turqisë me thirrjen e ndërsjellë të ambasadorëve nuk mund të fshehë një gjë:

në Siri, ishte Rezistenca që e bëri atë të humbasë, ndërsa në Nagorni-Karabak, ku "korridori i tij terrorist" që ai u përpoq të krijonte, duke ndjekur recetën e ambasadorit britanik në Ankara dhe për të kënaqur aksin SHBA-NATO-Izrael, për të acaruar Iranin në krahun perëndimor të tij dhe Rusinë në krahun jugor, ai u përball me irritimin e mijëra civilëve dhe ushtarëve azerbajxhanas që ende e kritikojnë Alievin për përfshirjen e ushtrisë turke dhe mercenarët e saj takfiristë në këtë luftë kombëtare. Gjatë luftës që shpërtheu më 27 shtator midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përpoq të bënte një hap përpara për të formuar "Turkistanin e tij" dhe Ushtrinë e tij të Turanit. Kjo dëshirë mbeti shterpë, sepse kjo politikë nuk dha fryte pavarësisht nga shpenzimet kolosale të Turqisë dhe personalisht të Erdoganit, pasi Turqia nuk kishte mundur të shfrytëzonte këtë luftë për të arritur në Detin Kaspik. Nënshkruar në 10 nëntor, marrëveshja trepalëshe midis Moskës, Bakusë dhe Jerevanit nuk parashikonte ndonjë rol për Turqinë ndërsa kufijtë jugorë midis Armenisë dhe Iranit gjithashtu nuk u ndryshuan. Erdogan u kthye me duar të zbrazëta nga Kaukazi dhe nuk arriti të kapë as edhe një pjesë të korridorit Lashin të përmendur në marrëveshje. Më keq, ai dhe miku i tij izraelit panë që edhe ushtria, edhe populli azerbajxhanas u larguan për t'ju afruar simboleve të Shiizmit ashtu si Hashdët e Irakut. Është ky sfond që mund të imunizojë në të ardhmen Kaukazin përball mercenarëve terroristë të Sulltanit dhe sponsorëve të tyre izraelitë, dhe kjo e ka zemëruar Sulltanin. Ekziston një ndryshim midis një fqinjësie dhe perspektivës së ekspansionizmit të një vendi dhe President i Turqisë, duhet të studiojë edhe një herë historinë e Iranit dhe veçanërisht historinë e Republikës Islamike të Iranit. Epoka e pretendimeve territoriale dhe e perandorive ekspansioniste ka përfunduar prej kohësh.