Der Spiegel: Trump është humbësi i vitit 2020
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102198-der_spiegel_trump_është_humbësi_i_vitit_2020
Revista gjermane “Der Spiegel” e ka prezantuar presidentin amerikan Donald Trump si humbësin më të madh të vitit 2020.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2020 09:41 Europe/Tirane
  • Der Spiegel: Trump është humbësi i vitit 2020

Revista gjermane “Der Spiegel” e ka prezantuar presidentin amerikan Donald Trump si humbësin më të madh të vitit 2020.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se revista gjermane “Der Spiegel” e ka prezantuar presidentin aktual amerikan Donald Trump si humbësin më të madh të vitit 2020. Donald Trump është prezantuar si humbësi më i madh i vitit 2020 nga ana e revistës gjermane “Der Spiegel” në kohën kur Joe Biden dhe Kamala Harris janë zgjedhur si personalitete të vitit 2020.

“Der Spiegel” në një artikull kushtuar Donald Trum, presidentit aktual të Amerikës të publikuar me titull “Humbësi i vitit 2020”, ka kritikuar ashpër presidentin aktual të Amerikës për shkak të mospranimit të humbjes në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 dhe e ka përshkruar atë si një njeri i cili kurrë nuk i ka dhënë rëndësi interesave të përbashkëta dhe e vetmja gjë që ai i jep rëndësi, është vetja e tij.