Fillon procesi i vaksinimeve në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102209-fillon_procesi_i_vaksinimeve_në_shba
Vaksinimet e para kundër coronavirusit në SHBA do të mund të fillojnë nga e hëna, një ditë pasi u autorizua vaksina e Pfizer-BioNTech për përdorim emergjent.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2020 14:40 Europe/Tirane
  • Fillon procesi i vaksinimeve në SHBA

Vaksinimet e para kundër coronavirusit në SHBA do të mund të fillojnë nga e hëna, një ditë pasi u autorizua vaksina e Pfizer-BioNTech për përdorim emergjent.

Sipas BBC, tre milionë dozat e para të vaksinës do të transportohen “në të gjitha shtetet”, këtë fundjavë, tha Gjeneral Gustave Perna, i cili po mbikëqyr shpërndarjen. Vaksina e Pfizer-BioNTEch ofron mbrojtje deri në 95 për qind kundër coronavirusit, derisa u vlerësua e sigurt nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA). Të shtunën SHBA-ja raportoi 3,309 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë një konference për shtyp të shtunën, Perna duke folur për programin “Operation Warp Speed”, tha se dozat e vaksinës do të paketoheshin për të filluar transportin “brenda 24 orëve të ardhshme”. “Rreth 145 qendra do t’i marrin vaksinat të hënën, 425 qendra të tjera të martën dhe 66 qendrat e fundit të mërkurën”, theksoi Perna. Ai deklaroi mes tjerash se ishte 100 për qind i sigurt që dozat e vaksinës të nevojshme për të mposhtur COVID-19, do të transportoheshin në mënyrë të sigurt.