Arrestohen dy grekë të akuzuar për spiunim për Turqinë
(last modified Sun, 13 Dec 2020 17:10:34 GMT )
Dhjetor 13, 2020 18:10 Europe/Tirane
  • Arrestohen dy grekë të akuzuar për spiunim për Turqinë

Inteligjenca greke njoftoi se dy shtetas janë arrestuar për dyshimin e transferimit të informacioneve të ndjeshme ushtarake në Turqi.

Sipas AFP, dy shtetas grekë të akuzuar për spiunazh për Turqinë u arrestuan gjatë një operacioni të Shërbimit Informativ Kombëtar Grek (EYP). Të dy të arrestuarit u akuzuan për spiunim në ishullin grek të Rodosit në Mesdheun lindor. Njëri prej tyre punonte në konsullatën turke në Rodos dhe tjetri në një anije transporti midis Rodosit dhe ishullit të vogël Castrolizo, ishullit më lindor të Greqisë. Shërbimi Informativ Kombëtar Grek tha se një nga shtetasit grekë spiunonte vendndodhjen e luftanijeve detare greke, si dhe kalonte informacione të tjera në lidhje me pozicionet ushtarake greke në ishujt grekë tek një i dyshuar tjetër që punonte në konsullatën turke në ishullin Rodos.

 

Tags