Shefi i diplomacisë evropiane: Nuk duhet pritur mrekulli nga Biden
Shefi i diplomacisë evropiane në një artikull 9 faqesh të tij, ka shprehur mendimet dhe pikëpamjet e veta në lidhje me çështje të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë edhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, qëndrimet e qeverisë së Joe Biden, Rusisë, Kinës, Turqisë dhe Libisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane në një artikull të publikuar në gazetën franceze “Grand Continent”, ka shkruar: “Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës është bërë shkak të shtohen shpresat për forcimin e multilateralitetit, mirëpo Bashkimi Evropian nuk duhet të presë që të ndodhë ndonjë mrekulli me Biden”.
Josep Borrell në një pjesë tjetër të këtij artikulli të publikuar me titull “Observatori gjeopolitik Covid-19”, në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, ka shkruar: “Duhet gjetur një rrugë për kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore”.
Josep Borrell gjithashtu duke theksuar zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshje, ka thënë: “Marrëveshja bërthamore vlerësohet si një kthesë në diplomacinë e suksesshme dhe ne krenohemi me këtë marrëveshjes si suksesin më të madh në potencialin tonë diplomatik”.
Josep Borrell në pjesën përkatëse me marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Amerikën, ka propozuar se Bashkimi Evropian në vend që të paraqesë kërkesa për Amerikën, duhet të paraqesë propozime për Uashingtonin. Prej propozimeve të preferuara të Josep Borrell për Amerikën është përmendur përpjekja e BE për të gjetur një rrugë për krijimin e kushteve të përshtatshme që qeveria Joe Biden të kthehet në marrëveshjen bërthamore dhe të sigurohet zbatimi i plotë i kësaj marrëveshja nga ana e Iranit.