Paralizohen e 4 vullnetarë pasi morën vaksinën amerikane "Pfizer"
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar se katër vullnetarë që morën pjesë në testin e vaksinës Pfizer korona janë paralizuar.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave njoftoi se katër persona që morën pjesë në testin e vaksinës Pfizer korona, pasi morën këtë vaksinë, vuajtën nga një paralizë e përkohshme e fytyrës. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka paralajmëruar se efektet anësore të vaksinës Pfizer duhet të adresohen përpara se vaksina të vihet në dispozicion. Më herët, zyrtarët shëndetësorë britanikë paralajmëruan se marrja e vaksinës Korona mund të çonte në efekte anësore përfshirë të gjitha llojet e alergjive. Ndërkohë, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi të hënën në Twitter se vaksina Korona u ishte dhënë shtetasve amerikanë dhe njoftoi se stafi mjekësor do të ishte i pari që do të merrte vaksinën. Raportet tregojnë se tre milion doza të vaksinës Korona janë shpërndarë në shtete të ndryshme të SHBA. Shtetet e Bashkuara aktualisht kryesojnë botën për sa i përket numrit të njerëzve të infektuar me virusin korona dhe numrit të vdekjeve të shkaktuara nga virusi.