Biden fitoi zyrtarisht zgjedhjet në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102244-biden_fitoi_zyrtarisht_zgjedhjet_në_shba
Demokrati Joe Biden , fitoi zyrtarisht zgjedhjet presidenciale të SHBA me 306 vota elektorale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2020 08:34 Europe/Tirane
  • Biden fitoi zyrtarisht zgjedhjet në SHBA

Demokrati Joe Biden , fitoi zyrtarisht zgjedhjet presidenciale të SHBA me 306 vota elektorale.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të SH.B.A.-së zgjodhën Biden si presidentin e ri të SHBA pasi votimi përfundoi të hënën, më 14 dhjetor. Në procesin e zgjedhjeve presidenciale në 50 shtete të SHBA dhe Zona Speciale si Kolumbia, Biden fitoi 306 vota elektorale, ndërsa Trump 232. Secili kandidat për president duhet të marrë të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet. Ndërkohë, Presidenti i tanishëm Donald Trump njoftoi dorëheqjen e Sekretarit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm William Barr, disa minuta pasi Kolegji Zgjedhor njoftoi rezultatet e votimit. " William Barr do të tërhiqet përpara Krishtlindjeve dhe Jeff Rossen do të marrë detyrën e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm," shkroi Trump në Twitter. William Barr kishte deklaruar më parë se ai nuk kishte parë asnjë provë të pretendimeve të Trump për mashtrim të përhapur në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Deklaratat e Barr e zemëruan Trump i cili deri më tani nuk ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit dhe vazhdon të ngrejë çështjen e mashtrimit të zgjedhjeve.