Franca në karantinë, por planifikohen protesta
Francezët u ftuan sot të marrin masa paraprake për të kufizuar lëvizjen përpara Krishtlindjes për të shmangur një shpërthim të ri të infeksionit gjatë pushimeve, në një kohë kur kufizimet po lehtësohen pak, përveç sektorëve të mikpritjes dhe kulturës.
Kryeministri Jean Castex këshilloi prindërit të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë të enjten dhe të premten para Krishtlindjes, në mënyrë që të kufizojnë rrezikun e infektimit disa ditë më vonë. Të martën, Franca doli zyrtarisht nga një karantinë e dytë, e cila tani është zëvendësuar nga një shtetrrethim natën, nga 20:00 deri në 08:00. Jeta është larg kthimit në normalitet, pasi restorantet dhe teatrot dhe kinematë qëndrojnë të mbyllura deri në urdhëresën e re. E njëjta gjë vlen për sektorin e kulturës ku teatrot, kinematë dhe muzetë mbeten të mbyllura. Punëtorët e kulturës kritikojnë këto vendime dhe organizojnë disa tubime në të gjithë Francën për të protestuar. Më shumë se 58.000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë në Francë, ku kishte mesatarisht më shumë se 10.000 infeksione të reja çdo ditë.