John Bolton: Trump do të zhduket nga skena politike e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102280-john_bolton_trump_do_të_zhduket_nga_skena_politike_e_amerikës
Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës ka parashikuar se presidenti aktual i këtij vendi do të zhduket shumë shpejtë nga skena politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2020 10:28 Europe/Tirane
  • John Bolton: Trump do të zhduket nga skena politike e Amerikës

Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës ka parashikuar se presidenti aktual i këtij vendi do të zhduket shumë shpejtë nga skena politike.

John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, në një intervistë me kanalin informativ CNN, deklaroi: “Atmosfera politike për përkrahësit e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës, është duke ndryshuar dhe qeveria e tij aktualisht është duke u shkrirë si një kallëp sheqeri në një filxhan çaj të ngrohtë. Kjo qeveri do të largohet më 20 janar dhe Trump gjithashtu do të zhduket nga skena politike e Amerikës”.

 George Conway, themeluesi i grupit “Iniciativa e Linkoln”, një nga republikanët kundërshtarë të Trump, gjithashtu ka thënë: “Trump është një njeri me iluzione, mashtrues dhe një personalitet i keq”.

Vlen të theksohet se Donald Trump akoma nuk ka pranuar zyrtarisht humbjen përball Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit 2020.