Parlamenti i Britanisë paraqet raport kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102281-parlamenti_i_britanisë_paraqet_raport_kundër_iranit
Komisioni për marrëdhënie të jashtme në Parlamentin e Britanisë në raport anti-iranian ka kërkuar nga qeveria e Boris Johnson që të marrë veprime kundër Republikës Islamike të Iranit dhe të kërkojë një plan zëvendësues për marrëveshjen bërthamore.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2020 10:45 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Britanisë paraqet raport kundër Iranit

Komisioni për marrëdhënie të jashtme në Parlamentin e Britanisë në raport anti-iranian ka kërkuar nga qeveria e Boris Johnson që të marrë veprime kundër Republikës Islamike të Iranit dhe të kërkojë një plan zëvendësues për marrëveshjen bërthamore.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se komisioni për marrëdhënie të jashtme në Parlamentin e Britanisë në raportin e tij kundër Iranit me titull “Pa drejtësi, nuk është i mundur sukses: marrëdhëniet e Britanisë me Iranin”, marrëveshjen bërthamore e ka quajtur “një lëvozhgë nga një marrëveshje” dhe ka kërkuar nga qeveria e Boris Johnson, kryeministri i këtij vendi, që të kërkojë një plan zëvendësues për marrëveshjen bërthamore.

Vlen të theksohet se Britania, Gjermania dhe Franca pas daljes së paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018, kanë premtuar që duke garantuar interesat ekonomike të Iranit, ta ruajnë këtë marrëveshje. Këto shtete pavarësisht deklaratave të tyre politike përball këtij veprimi të Amerikës, deri më tani nuk kanë bërë kurrfarë veprimi të suksesshëm për zbatimin e zotimeve të tyre dhe ruajtjen e kësaj marrëveshje.

Bashkimi Evropian gjithashtu pavarësisht se ka kundërshtuar vendimin e Amerikës, përsëri ka shoqëruar qëndrimet e Trump në fushën e marrëveshjes bërthamore dhe pretendimet e tjera të Amerikës në fushën e veprimeve rajonale të Iranit.

Komisioni për marrëdhënie të jashtme në Parlamentin e Britanisë gjithashtu në një pjesë të raportit të tij ka kërkuar nga Boris Johnson që të marrë veprime të caktuara kundër Iranit me qëllim që ta vendosë emrin e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste.

Në pjesën e parathënies së këtij raporti, duke e prezantuar Gardën Revolucionare të Iranit si faktor destabilizues në rajon dhe mbështetës të grupeve terroriste, është theksuar kryerja e shqyrtimeve dhe veprimeve të nevojshme me qëllim që të prezantohet ky organ ushtarak i Republikës Islamike të Iranit si grup terrorist.  

Vlen të theksohet se Garda Revolucionare e Iranit ka luajtur dhe luan një rol themelor në luftën kundër terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe regjimi sionist në rajonin e Lindjes së Mesme.