OBSH paralajmëron: COVID-19 po vazhdon të përhapet nëpër botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102305-obsh_paralajmëron_covid_19_po_vazhdon_të_përhapet_nëpër_botë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar sot se mbi 585,000 raste të reja me coronavirus janë regjistruar një ditë më parë, ku me këto shifra numri i përgjithshëm ka arritur në 72.19 milionë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2020 16:24 Europe/Tirane
  • OBSH paralajmëron: COVID-19 po vazhdon të përhapet nëpër botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar sot se mbi 585,000 raste të reja me coronavirus janë regjistruar një ditë më parë, ku me këto shifra numri i përgjithshëm ka arritur në 72.19 milionë.

  Të dhënat e OBSH-së tregojnë se edhe numri i të vdekurve është rritur për 11.400, duke tejkaluar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave nëpër botë nga COVID-19 në 1.6 milion. Ndryshe OBSH jep informacione bazuar në rastet zyrtare të konfirmuara, që merren nga institutcionet shëndetësore në mbarë botën. Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut kanë më shumë se 45 për qind të sëmurëve në 24 orët e fundit, e pasuar nga Evropa dhe Azia juglindore. Më së shumti sëmurë ka SHBA-ja (17 milionë), më pas India me 9.9 milionë dhe e treta – Brazili me 6.9 milionë.