Macron pozitiv me Covid-19
Presidenti francez, Emanuel Macron, është diagnostikuar me Covid-19, duke iu shtuar listës së kryeshtetarëve të prekur nga pandemia globale.
Pallati i Elizesë njoftoi se 42-vjeçari rezultoi bartës i virusit SARS-CoV-2 pas testit PCR kur shfaqi simptomat e para. “Në përputhje me udhëzimet e autoritetit shëndetësor, Presidenti i Republikës do të vetizolohet për 7 ditë. Punën dhe aktivitetet e tij do i zhvillojë në distancë,” u njoftua në komunikatën për shtyp. Kryeministri i Francës, Zhon Kasteks, po ashtu mësohet se është izoluar për arsye sigurie për shkak të kontakteve me presidentin Makron. Në Francë kanë ndërruar jetë afro 60 mijë veta nga sëmundja infektive. Edhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është në karantinë për shkak të kontaktit të tij kohët e fundit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Sanchez dhe Macron darkuan së bashku në Pallatin Elysee të hënën, së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE), Angel Gurria.