Putin: Situata aktuale në Karabak duhet të ruhet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102309-putin_situata_aktuale_në_karabak_duhet_të_ruhet
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se situata aktuale në Nagorni Karabak duhet të ruhet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2020 20:00 Europe/Tirane
  • Putin: Situata aktuale në Karabak duhet të ruhet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se situata aktuale në Nagorni Karabak duhet të ruhet.

Në një konferencë vjetore për shtyp në kryeqytetin Moskë ku mori pjesë nëpërmjet videokonferencës, Putin bëri vlerësime lidhur me çështjen e Karabakut. Putin tha: “Situata në rajonin e Karabakut përfundimisht doli nga kontrolli. Ky tension u përjetua për vite. Nuk mendoj se kjo ndodhi me ndërhyrje nga jashtë. Në këtë rajon ka pasur disa herë kontakte të vogla, konflikte në përmasa të vogla. Dhe në fund ndodhën konfliktet”. Putin tha se Rusia ka kundërshtuar gjithmonë ndodhjen e konflikteve dhe gjakderdhjen dhe se këtë pozicion ajo e mbron në kuadrin e bashkëkryesueses në Grupin e Minksut të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE). Pasi informoi se kanë paraqitur një pozicion për t‘i dhënë Azerbajxhanit 7 rajone në rajonin e Karabakut dhe për të mos ndryshuar statusin e Nagorni Karabakut, presidenti Putin vuri në dukje që “Situata aktuale (Status quo-ja) duhet të ruhet dhe të transferohet në të ardhmen me kushtin që të sigurohet komunikimi mes Nagorni Karabakut dhe Armenisë. Për këtë është planifikuar të formohet korridori Lachin i cili lidh Armeninë me rajonin e Karabakut”. Azerbajxhani, Armenia dhe Rusia më 10 nëntor kanë bërë një deklaratë të përbashkët e cila siguron armëpushimin në Nagorni Karabak, rikujtoi Putin, i cili shtoi se armëpushimin e kryer përfunduan edhe konfliktet. “Me këtë u dakorduam që palët pas konfliktit të qëndrojnë në vendet ku ndodhen. Në këtë kuptim, mund të formohen probleme teknike”, shtoi ai.