Konfuzioni i SHBA kundrejt sulmit kibernetik
(last modified Sat, 19 Dec 2020 08:08:54 GMT )
Dhjetor 19, 2020 09:08 Europe/Tirane
  • Konfuzioni i SHBA kundrejt sulmit kibernetik

Sulmi i paparë kibernetik ndaj Shteteve të Bashkuara ka vënë në pikëpyetje pretendimet e zyrtarëve amerikanë se ajo është fuqia më e madhe kibernetike në botë dhe tregon se armiqtë e Amerikës mund t'i japin një goditje të madhe këtij vendi.

Këto sulme kibernetike kanë synuar shumë agjenci dhe institucione federale amerikane. Pas Departamentit të Thesarit, Departamenti i Tregtisë dhe Pentagoni, zyrtarë nga Departamenti i Energjisë dhe Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore, e cila menaxhon rezervat e armëve bërthamore, thonë se ata kanë prova që hakerat kanë hyrë në rrjetet e inteligjencës së këtyre institucioneve amerikane. FBI, shërbimet e inteligjencës dhe dega kibernetike e Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare thanë në një deklaratë se në ditët e fundit ata kishin mësuar për shkallën e sulmit kibernetik. Zyrtarët federalë amerikanë janë ende duke u përpjekur të vlerësojnë shkallën e dëmit. Këto sulme kibernetike tregojnë disa çështje. Së pari, sulmuesit kibernetikë, ose hakerat, i kryejnë këto sulme kibernetike në një mënyrë të mirë-organizuar dhe me objektiv. Me fjalë të tjera, prapa këtyre sulmeve kibernetike, siç janë detyruar të pranojnë zyrtarët amerikanë, është një qeveri që ka një qëllim kryesor. Në këtë drejtim, disa media amerikane, të tilla si Uashington Post, kanë fajësuar një grup hakerash rus të quajtur Cozy Bear për këtë sulm të paparë kibernetik.   Por pretendimi është hedhur poshtë me forcë nga Rusia, e cila e sheh atë si një hap drejt rritjes së ndjenjës anti-ruse në Shtetet e Bashkuara në prag të inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA Joe Biden. Sipas rusëve, qëllimi i kësaj akuze është të forcojë qasjen anti-ruse që nga fillimi i administratës së re të SHBA dhe të marrë masa për të ndëshkuar Moskën. Megjithatë, media amerikane vazhdon të akuzojë Rusinë. Është e vështirë të gjesh një fjalë që përshkruan me saktësi ndërlikimin e këtyre sulmeve kibernetike, sipas Alex Marcoart, korrespodent i lartë i CNN. Historia ka të bëjë me veprimet e hakerave rusë. Me sa dimë, ata ishin brenda rrjeteve të qeverisë federale amerikane vitin e kaluar, derisa disa ditë më parë, qeveria federale e SH.B.A. e kuptoi këtë. Sigurisht, Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tashmë ka marrë një qëndrim të ashpër mbi këtë çështje dhe kërcënoi autorët e këtij sulmi. Biden theksoi se siguria kibernetike do të ishte në krye të agjendës së qeverisë së tij, duke thënë se sulmet kibernetike kundër institucioneve federale të SH.B.A.-së ishin një çështje shqetësuese. Çështja e dytë është se sulmet e tanishme kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara tregojnë se përkundër përpjekjeve të mëdha të Uashingtonit për të zhvilluar aftësitë e tij kibernetike në dimensione mbrojtëse dhe sulmuese, armiqtë e SHBA gjithashtu kanë forcuar aftësitë e tyre kibernetike në të njëjtën kohë dhe në praktikë kanë qenë në gjendje të kryejnë sulme të gjera ndaj institucioneve federale amerikane duke e shtyrë atë praktikisht në prag të një paralize të plotë nga paaftësia. Në Shtator 2018, administrata Trump njoftoi një strategji të re kombëtare të sigurisë kibernetike që përshkruan përparësitë e qeverisë federale të mbrojtjes në hapësirën kibernetike dhe thekson sulmet ndaj hakerave të huaj. Dokumenti paralajmëron hakerat e huaj dhe grupet kibernetike që tani e tutje, nën strategjinë e re të sigurisë kibernetike të SHBA, masat agresive kundër tyre do të rriten. Sidoqoftë, tani është e qartë se këto kërcënime janë boshe, sepse Uashingtoni praktikisht është i hutuar dhe pasiv përballë sulmit më të madh kibernetik ndaj Shteteve të Bashkuara.