Dhjetor 19, 2020 19:22 Europe/Tirane
  • Pompeo: Rusia qëndron prapa sulmit kibernetik ndaj SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thotë se është e qartë se Rusia qëndron prapa sulmeve ndaj disa agjencive qeveritare amerikane, që gjithashtu kishin në shënjestër disa caqe komerciale në mbarë botën.

“Ka pasur një përpjekje të madhe për të përdorur pjesë të souftverit të palës së tretë për të ndërhyrë në sistemet e Qeverisë amerikane”, tha Pompeo për The Mark Levin Show më 18 dhjetor.“Kjo ishte një përpjekje e konsiderueshme dhe mendoj se tani mund ta themi qartë se rusët ishin të përfshirë në këto aktivitete”, shtoi ai. Deri më tani, administrata amerikane nuk kishte thënë se kush qëndronte prapa sulmit kibernetik dhe presidenti amerikan, Donald Trump ende nuk ka folur publikisht për këtë gjë. Ambasada ruse në SHBA ka mohuar çdo përfshirje dhe përmes një deklarate për media më 14 dhjetor tha se Rusia “nuk kryen operacione sulmuese në fushën kibernetike”.

 

Tags