Humbin jetën 9 pacientë në Turqi
Dhjetor 19, 2020 19:22 Europe/Tirane
Të paktën 9 pacientë humbën jetën mëngjesin e sotëm pas një zjarri në një spital privat në Turqi.
Incidenti ndodhi në provincën Gaziantep rreth orës 4:05 të mëngjesit, ku dyshohet se ka shpërthyer një makineri oksigjeni që përdorej për të trajtuar pacientët me Covid-19. Zjarri ra në spitalin SANKO University. Viktimat ishin të moshave prej 56 deri në 85 vjeç.Ndërsa 10 të tjerë janë transferuar në spitale të tjera në Turqi. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Turqia ka regjistruar deri më tani 1,982,090 raste me Covid-19 dhe 17,610 viktima dhe vendi prej kohësh është futur në shtetrrethim gjatë natës dhe në fundjavë.
Tags