Biden refuzon presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102349-biden_refuzon_presidentin_e_vetëshpallur_të_venezuelës_juan_guaido
Administrata e re presidenciale e Biden raportohet se fundmi se ka refuzuar bisedimet me Juan Guaido, i cili më herët konsiderohej nga SHBA si president i ligjshëm i Venezuelës, dhe mund të tërhiqet nga kërkesa për largimin e Presidentit Nicolas Maduro.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2020 15:54 Europe/Tirane
  • Biden refuzon presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido

Administrata e re presidenciale e Biden raportohet se fundmi se ka refuzuar bisedimet me Juan Guaido, i cili më herët konsiderohej nga SHBA si president i ligjshëm i Venezuelës, dhe mund të tërhiqet nga kërkesa për largimin e Presidentit Nicolas Maduro.

Agjencia amerikane Bloomberg thotë se qeveria e re demokrate në SHBA do të ketë një qasje të re për Venezuelën, kombin të cilin administrata Trump e përkufizonte si pjesë e “trojkës së tiranisë” në Amerikën Latine, dhe se është e gatshme të negociojë me Presidentin Maduro duke mos vënë si parakusht largimin e tij. Administrata Biden do të ofrojë heqje të sanksioneve në këmbim të zgjedhjeve “të lira e të ndershme” thuhet në raportim. Por çfarëdo ndryshimesh që do të vijnë në administratën Biden nuk priten të jenë drastike. Uashingtoni përshkallëzoi sanksionet ndaj Venezuelës në 2017, duke e izoluar nga tregjet financiare ndërkombëtare e duke gjymtuar eksportet e saj të naftës. Janarin e vitit të shkuar SHBA mbështetën kreun e sapoemëruar të parlamentit Juan Guaido, si president i vetëshpallur, por ky komplot ndaj Presidentit të ligjshëm të Venezuelës, Nicolas Maduro, dështoi.