Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102354-shtohet_numri_i_viktimave_nga_koronavirusi_në_amerikë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 320.926, prej të cilëve 2.997 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2020 05:18 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi në Amerikë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 320.926, prej të cilëve 2.997 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 266.284, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.894.926. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,39 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në afro 230,9 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 1,81 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 36.222 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,16 milionë.