Anglia merr masa të reja karantinuese kundër koronavirusit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102355-anglia_merr_masa_të_reja_karantinuese_kundër_koronavirusit
Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se Londra dhe një pjesë e Anglisë lindore dhe juglindore do të futeshin në karantinë si pasojë e një lloji të ri, më infektues të koronavirusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2020 05:18 Europe/Tirane
  • Anglia merr masa të reja karantinuese kundër koronavirusit

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se Londra dhe një pjesë e Anglisë lindore dhe juglindore do të futeshin në karantinë si pasojë e një lloji të ri, më infektues të koronavirusit.

Johnson tha se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto zona duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të udhëtojnë, edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes. “Ne nuk mund të vazhdojmë me planet që kishim për Krishtlindje”, tha Johnson gjatë një konferencë për shtyp të shtunën. Këto masa vijnë pas rritjes së numrit të rasteve si pasojë e një version më infektues të koronavirusit. “Ky variant i ri ka 23 ndryshime”, deklaroi Dr. Patrick Vallance, shefi i shkencës në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët njoftuar se ky version i ri është më ngjitës për shkak të këtyre ndryshimeve që ka pësuar. “Nuk kemi prova që ky version shkakton më shumë viktima apo nëse ndikon në efektivitetin e vaksinës, megjithatë ekspertët kanë filluar punën për të mësuar më shumë”, tha profesori Chris Ëhitty.