Nis vaksinimi me Moderna në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102356-nis_vaksinimi_me_moderna_në_amerikë
Një panel këshilltarësh të Administratës amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet miratoi me shumicë dërrmuese votash përdorimin emergjent të vaksinës “Moderna” kundër koronavirusit, duke ofruar kështu një opsion të dytë për mbrojtjen e qytetarëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2020 05:18 Europe/Tirane
  • Nis vaksinimi me Moderna në Amerikë

Një panel këshilltarësh të Administratës amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet miratoi me shumicë dërrmuese votash përdorimin emergjent të vaksinës “Moderna” kundër koronavirusit, duke ofruar kështu një opsion të dytë për mbrojtjen e qytetarëve.

Komisioni i ekspertëve votoi me 20 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim me argumentin se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se rreziqet që i kanosen pacientëve nga 18 vjeç e sipër, një javë pasi i njëjti panel miratoi vaksinën e “Pfizer” dhe “BioNTech”, duke çuar në përdorimin e saj për rastet e emergjencës një ditë më vonë. Miratimi i jep një fije shprese Shteteve të Bashkuara, vend që ka humbur mbi 300 mijë jetë njerëzish si pasojë e COVID-19. Tashmë duhet që Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet të japë dritën e gjelbër për shpërndarjen.