Lloji i ri koronavirusi, 70% më shumë ngjitës
(last modified Sun, 20 Dec 2020 18:55:46 GMT )
Dhjetor 20, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Lloji i ri koronavirusi, 70% më shumë ngjitës

Holanda ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 1 janar 2021, pas përhapjes së një mutacioni të koronavirusit të ri (COVID-19) në këtë vend.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Holandës thuhet se duke nisur nga ora 06:00 janë ndaluar fluturimet drejt Britanisë. Pas rekomandimit të Institutit Shtetëror të Shëndetësisë dhe Mjedisit të Holandës (RIVM) thuhet se vendimi i marrë do të jetë në fuqi deri më 1 janar. “Brenda disa ditësh, vendet e tjera të BE-së dhe Holanda do të bisedojnë në kuadër të masave që do të ndërmerren për të ulur rrezikun e transmetimit të llojit të ri të virusit nga Britania”, thuhet në deklaratë. Më tej thuhet se një rast i ngjashëm që tregon karakteristika të njëllojta me “llojin e ri të COVID-19 që përhapet më shpejt”, i cili është i pranishëm në juglindje të Britanisë është vërejtur në muajin dhjetor në vend. Qeveria e Holandës thekson se udhëtimet jashtë vendit do të shkaktojnë përhapjen e COVID-19, ndërsa ka bërë paralajmërimin që të mos udhëtohet në mënyrë kategorike, nëse nuk është e nevojshme. Edhe Kuvajti shtoi Britaninë e Madhe në listën e vendeve me rrezik ditën e sotme. Kjo do të thotë që të gjitha fluturimet nga Britania janë të ndaluara, deklaroi Administrata në Twitter, njoftoi Reuters. Kjo ndalesë erdhi pasi dje, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe një grup shkencëtarësh deklaruan se në vend është zbuluar një lloj i ri i virusit, që është 70 përqind më shumë ngjitës.