Këshilltari i Erdoganit i shtrin dorën Izraelit!
Jo shumë kohë më parë, të gjithë ata që ndoqën nga afër lajmet mbi konfliktin në Nagorni-Karabak kuptuan se i ashtuquajturi rol i armatimeve izraelite në përparimin ushtarak të forcave të mbështetura nga Turqia nuk ishte më shumë sesa një gënjeshtër;
dhe tani Turqia, e cila gjithmonë ka pretenduar të jetë një mbështetëse e palëkundur e çështjes Palestineze, vjen për t'i kërkuar Izraelit normalizim! Këshilltari i presidentit turk për punët e jashtme ka sinjalizuar normalizimin e mundshëm me Izraelin. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Mesut Casin tha të hënën, 21 dhjetor: “Nëse Izraeli bën një hap, Turqia mund të bëjë dy. Nëse shohim një dritë jeshile, Turqia do të rihapë ambasadën dhe do të kthejë ambasadorin tonë. Ndoshta në Mars mund të rivendosim marrëdhëniet e plota diplomatike. Pse jo." Ai pretendoi se "vendosja e paqes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme për Izraelin dhe Turqinë". "Pas incidentit mes anijen Mavi Marmara, ne nuk duam një përplasje tjetër me Izraelin," shtoi Casin. Këshilltari i Erdoganit e cilësoi zgjedhjen e Joe Biden si president të SHBA, si një nxitje për përpjekjet për të rregulluar lidhjet Ankara-Tel Aviv. “Ka perspektiva të reja me Biden; shumë gjëra do të ndryshojnë, ”tha ai. Këshilltari presidencial turk rikonfirmoi se Izraeli kishte shumë për të fituar nga normalizimi. “Turqia bleu shumë armë nga Izraeli. Ne mund ta rregullojmë këtë përsëri," tha ai duke shtuar se " industritë e mbrojtjes të Turqisë dhe Izraelit mund të ecin përpara së bashku." Këshilltari i Recep Tayyip Erdogan gjithashtu, në një intervistë të fundit me CNN Türk, pretendoi se Izraeli në fund të fundit do të luftonte Iranin dhe se ai do të detyrohej të kërkonte ndihmë nga Turqia. Më 9 dhjetor, gazeta Al-Monitor ju referua burimeve të saj për të raportuar se Turqia kishte caktuar një ambasador të ri në territoret e okupuara si pjesë e përpjekjeve për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin dhe për të fituar pikë nga administrata e re e Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden. Nuk ka pasur asnjë ambasador nga asnjë palë që nga maji i vitit 2018, kur Ankaraja tërhoqi të ambasadorin e saj për shkak të përshkallëzimit të sulmeve izraelite ndaj palestinezëve në Gaza dhe vendimit të Uashingtonit për ta zhvendosë ambasadën e tij nga Tel Avivi në Jeruzalem.