Situata e Koronës në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102404-situata_e_koronës_në_itali
Spitalet italiane po bëhen gati të përballen me një Krishtlindje ndryshe nga vitet e tjera, pa vizita për pacientët, me më shumë turne për stafin mjekësor dhe në pritje të fillimit të vaksinimit. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, pacientët nuk do të mund të presin vizita nga miqtë dhe të afërmit dhe do të qëndrojnë në izolim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2020 05:33 Europe/Tirane
  • Situata e Koronës në Itali

Spitalet italiane po bëhen gati të përballen me një Krishtlindje ndryshe nga vitet e tjera, pa vizita për pacientët, me më shumë turne për stafin mjekësor dhe në pritje të fillimit të vaksinimit. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, pacientët nuk do të mund të presin vizita nga miqtë dhe të afërmit dhe do të qëndrojnë në izolim.

“Aspekti më i rëndësishëm lidhet me pacientët tanë, që janë në gjendje izolimi total nga jashtë. Ata do t’i kalojnë këto ditë në vetmi. Do të jetë detyra jonë dhe e gjithë personelit të shëndetësisë të mbështesim këta njerëz që janë të brishtë në këtë fazë dhe që me siguri do të ndihen më të brishtë gjatë festave”, thotë Luca Triolo nga spitali “San Filipo Neri”.Më shumë sesa babagjyshin e vitit të Ri, italianët po presin nisjen e fushatës së vaksinimit, për të filluar daljen nga pandemia. Procesi do të nisë teksa BE po përpiqet të arrijë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara dhe pas kritikave të bëra në adresë të Unionit për aprovimin e vonuar të vaksinës. 27 dhjetori, datë e konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të jetë thuajse tre javë pasi vaksina e COVID-19 u administrua për herë të parë në Angli. Italia deklaroi se vaksinimi do të nisë me punonjësit e shëndetësisë. Praktikantët, mjekët në pension, farmacistët dhe ushtarët do të përfshihen ndërkohë në një fushatë evropiane vaksinimi në një shkallë të paprecedentë.