Trump fal autorët e vrasjes së civilëve irakianë
Në ditët e fundit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump fali 15 persona, përfshirë një numër të anëtarëve të partisë së tij dhe autorët e vrasjes së civilëve irakianë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, urdhrat e faljes presidenciale janë lëshuar për 4 ushtarë amerikanë që punonin në kompaninë Blackwater. Ushtarët u dënuan për vrasjen e civilëve në Irak. Presidenti amerikan ka falur dy nga të dënuarit në rastin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2016, si dhe tre nga anëtarët e partisë së tij. CNN kohët e fundit zbuloi se ndihmësit e Trump i kanë kërkuar atij të lëshojë falje presidenciale për ata para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ditët e fundit, ka pasur zëra rreth vendimit të Donald Trump për të lëshuar një amnisti presidenciale për tre fëmijët e tij, Jerad Kouchner (dhëndri i Trump) dhe Giuliani (avokati i Trump). Trump ka lëshuar 45 falje dhe ulje dënimi gjatë presidencës së tij.