SHBA, mbi 3400 të vdekur brenda një dite
Dhjetor 23, 2020 15:08 Europe/Tirane
Shtetet e Bashkuara raportuan të martën se 117.777 pacientë me COVID-19 aktualisht janë të shtruar në spital, një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë.
Është dita e 21-të që SHBA ka më shumë se 100 mijë njerëz të hospitalizuar brenda një dite, raporton CNN. Gjithashtu, më shumë se 3,000 vdekje u raportuan një ditë më parë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins. Kjo është hera e pestë që nga fillimi i pandemisë që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 3,000 vdekje nga COVID-19 në një ditë, përkatësisht 3401. Amerika është më e prekura nga pandemia e coronavirusit kur bëhet fjalë për numrin e të infektuarve dhe numrin e vdekjeve.
Tags