Erdogan dëshiron marrëdhënie më të mira me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102462-erdogan_dëshiron_marrëdhënie_më_të_mira_me_izraelin
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se Turqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Izraelin, por kritikoi politikën izraelite ndaj palestinezëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2020 16:22 Europe/Tirane
  • Erdogan dëshiron marrëdhënie më të mira me Izraelin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se Turqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Izraelin, por kritikoi politikën izraelite ndaj palestinezëve.

Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të tensionuara në vitet e fundit, pavarësisht lidhjeve tregtare. Ankaraja ka dënuar vazhdimisht pushtimin e Bregut Perëndimor dhe trajtimin ndaj palestinezëve. Erdogan u tha gazetarëve në Stamboll se Turqia kishte probleme me “zyrtarë të lartë” në Izrael dhe se marrëdhëniet mund të kishin qenë “shumë të ndryshme” po të mos kishin qenë për ato probleme, raporton reuters. “Nëse nuk do të kishte probleme të nivelit të lartë, marrëdhëniet tona do të ishin shumë të ndryshme”, shtoi ai. “Ne do të dëshironim t’i sjellim marrëdhëniet tona në një nivel më të mirë”, pohoi lideri turk. “Politika ndaj palestinezëve është vija jonë e kuqe. Është e pamundur që ne të pranojmë politikën izraelite ndaj palestinezëve. Veprimet e tyre të pamëshirshme atje janë të papranueshme”, tha presidenti turk.