Ekonomia kineze lë pas SHBA-në brenda dekadës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102483-ekonomia_kineze_lë_pas_shba_në_brenda_dekadës
Kina do të lërë pas SHBA si ekonomia më e madhe në botë para fundit të dekadës pasi ka regjistruar tashmë një performancë më të mirë se rivalja e saj gjatë pandemisë së koronavirusit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2020 16:24 Europe/Tirane
  • Ekonomia kineze lë pas SHBA-në brenda dekadës

Kina do të lërë pas SHBA si ekonomia më e madhe në botë para fundit të dekadës pasi ka regjistruar tashmë një performancë më të mirë se rivalja e saj gjatë pandemisë së koronavirusit.

Qendra për kërkime mbi ekonominë dhe biznesin tha se vlera e ekonomisë kineze e matur në dollarë do të kapërcejë atë të SHBA-në 2028, gjysmë dekade më herët nga sa parashikohej një vit më parë, nëse ritmet do të vazhdojnë të jenë të njëjtat. Në parashikimin për rritjen e 193 vendeve të botës, grupi britanik i konsulencës thotë se Kina e ka marrë veten më shpejt nga pasojat e koronavirusit dhe mund të rritet me 2 për qind këtë vit. Me SHBA që pritet të kontraktohet me 5 për qind këtë vit, Kina do të ngushtojë diferencën me rivalen e saj më të madhe. Në total, produkti i brendshëm brutoi SHBA parashikohet të shënojë rënie me 4.4 për qind këtë vit, në rënien më të madhe një vjeçare që nga lufta e dytë botërore.