Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Amerikë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 339.081, prej të cilëve 2.753 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 193.519, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 19.117.212. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afro 11,2 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 242,8 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,04 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 38.013 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,15 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,42 milionë.