Johnson premton krijimin e ndryshimeve të mëdha në ekonominë e Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102501-johnson_premton_krijimin_e_ndryshimeve_të_mëdha_në_ekonominë_e_britanisë
Kryeministri i Britanisë e ka cilësuar Brexit-in si një rast të përshtatshëm për krijimin e ndryshimeve të mesha në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 27, 2020 13:41 Europe/Tirane
  • Johnson premton krijimin e ndryshimeve të mëdha në ekonominë e Britanisë

Kryeministri i Britanisë e ka cilësuar Brexit-in si një rast të përshtatshëm për krijimin e ndryshimeve të mesha në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, në intervistën e tij të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes tregtare mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian, është zotuar se Britania në vitin 2021 do të lirohet nga ligjet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian dhe qeveria e tij do të shfrytëzojë liritë ligjore dhe mbikëqyrëse të reja për kompensimin e prapambetjeve ekonomike në Britani.

Kryeministri i Britanisë gjithashtu vuri në dukje marrëveshjen potenciale në fushën e tatimeve dhe hartimin e rregulloreve të reja për vendet e reja të punës duke marrë parasysh marrëveshjen tregtare dhe tha: “Rishi Sunak, ministri i financave të Britanisë, ka bërë analiza dhe shqyrtime të thella në lidhje me të gjitha këto çështje dhe në muajin mars do të zbatohen reformat përkatëse”.

Johnson theksoi: “Marrëveshja tregtare e Britanisë dhe Bashkimit Evropian lejon që mallrat e Britanisë pa kurrfarë tarife tatimore të shiten në tregjet e Bashkimit Evropian”.