Korona në Britani, vazhdon të shtohet numri i të infektuarve
Me shtimin e numrit të personave të infektuar me virusin Covid-19 në Britani, janë shtuar edhe shqetësimet në lidhje me zgjatjen e operacioneve të vaksinimit të njerëzve kundër virusit Korona.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas statistikave më të reja, me shtimin për çdo ditë e më tepër të numrit të personave që i drejtohen spitaleve në Britani për shkak të infektimit me virusin Korona, parashikohet se në javët e ardhshme do të përkeqësohet edhe më shumë gjendja në këtë vend. Kompania e shërbimeve të ambulancës në Britania në lidhje me këtë ka deklaruar se ditën e shtunë do të thotë një ditë pas festave të përvjetorit të lindjes së profetit Isa a.s. (krishtlindjeve), ka qenë dita me punë më të madhe për këtë sektor. Dr. Adrin Bujel nga kolegji mbretëror në mjekësinë e urgjencës, ka paralajmëruar për përkeqësimin e situatës në kryeqytetin e Anglisë dhe për zgjerimin e kësaj krize edhe në rajone të tjera të vendit.
Sipas statistikave të publikuara më 22 dhjetor, mbi 21.286 persona janë regjistruar të infektuar me virusin Korona në spitalet e Britanisë. Operacioni për vaksinimin e njerëzve ka filluar nga 8 dhjetori në të gjithë Britaninë dhe Qeveria shpreson se deri në verën e vitit të ardhshëm do të vaksinohet popullsia 66 milionë banorësh e Britanisë.