2020, në të gjithë botën janë vrarë 50 gazetarë
(last modified Tue, 29 Dec 2020 19:01:30 GMT )
Dhjetor 29, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • 2020, në të gjithë botën janë vrarë 50 gazetarë

Mijëra gazetarë në botë e kanë detyrë të investigojnë dhe informojnë publikun, e në disa vende këtë po e bëjnë duke rrezikuar jetën.

Organizata “Reporterët pa Kufij” njoftoi se nga 50 gazetarë humbën jetën në vitin 2020, 84 për qind e tyre të vrarë për shkak të detyrës. Nga personat e vrarë, 48 ishin burra, 2 gazetare gra, ndërsa në 10 vite, numri i reporterëve të vrarë shkon në 937. “Gjatë pandemisë gazetarët kanë qenë më pak aktivë në terren, por tendenca e vjetër e viteve të kaluara u bë më e qartë: 68 për qind e gazetarëve po vriten në vende ku nuk ka luftë, praktikisht dy në tre raste, dhe po vriten qëllimisht. Kryesisht ata publikojnë raporte, hetojnë çështje dhe shpërndajnë lajme që shqetësojnë e vënë në siklet qeveri të caktuara, dhe për këtë vihen në shënjestër dhe eliminohen,” thotë zëdhënësja e organizatës, Polin Ades-Mëvel. Nuk janë vetëm kartelet meksikane, apo mafia dhe narkotrafikantët në Itali, që kërcënojnë gazetarët. Sipas raportit të “Reporterëve pa Kufij”, mbi 380 reporterë rezultojnë tani të arrestuar pse kanë kryer punën edhe në protesta, apo i janë nënshtruar kanosjes e dhunës si në rastin e Amerikës këtë vit gjatë manifestimeve kundër racizmit apo gjatë tubimeve të jelekverdhëve në Francë. Organizata për mbrojtjen e gazetarëve apelon për më shumë përkrahje nga qeveritë nëpër botë.

 

Tags