Qeveritë e BE ratifikojnë marrëveshjen tregtare me Britaninë
(last modified Wed, 30 Dec 2020 08:04:05 GMT )
Dhjetor 30, 2020 09:04 Europe/Tirane
  • Qeveritë e BE ratifikojnë marrëveshjen tregtare me Britaninë

Gjermania, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, njoftoi të martën se blloku kishte ratifikuar një marrëveshje tregtare me Britaninë.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass shkroi në Twitter se të gjithë 27 anëtarët e Bashkimit Evropian kishin ratifikuar marrëveshjen dhe shtoi: "Ne kemi arritur të parandalojmë fillimin e një viti kaotik". Dokumenti i bashkëpunimit pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE u dakordua të Enjten pas gati 10 muajsh negociatash rraskapitëse. Teksti i plotë i dokumentit, i cili përmban 1,246 faqe marrëveshje midis të dy palëve, tani duhet të miratohet nga Parlamenti Britanik dhe Evropian. Ndër dispozitat e kësaj marrëveshje është që nga mbrëmja e 31 dhjetorit, kur Britania të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm i Bashkimit Evropian, eksportet dhe importet midis dy palëve të vazhdojnë pa tarifa doganore. Dje, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e miratuan njëzëri atë, duke hapur rrugën për zbatimin e tij të përkohshëm nga viti i ri. Anëtarët e Parlamentit Britanik gjithashtu do të votojnë për marrëveshjen nesër, të Mërkurën. Duke pasur parasysh dritën e gjelbër të partisë kryesore të opozitës (Laburistët), marrëveshja pritet të miratohet me shumicën e votave.

Tags