Johnson nënshkruan marrëveshjen tregtare pas Brexit
(last modified Thu, 31 Dec 2020 06:22:26 GMT )
Dhjetor 31, 2020 07:22 Europe/Tirane
  • Johnson nënshkruan marrëveshjen tregtare pas Brexit

Kryeministri britanik nënshkroi një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Kryeministri britanik Boris Johnson nënshkroi një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian pasi marrëveshja tregtare pas-Brexit u miratua nga Dhoma e Komunave Britanike, duke e quajtur këtë marrëveshje fillimin e marrëdhënieve të reja me Brukselin. Dhoma e Komunave (Parlamenti) të Mërkurën miratoi gjithashtu me një shumicë dërrmuese marrëveshjen Londër-Bruksel mbi marrëdhëniet Britanike-BE pas Brexit. Marrëveshja duhet të miratohet gjithashtu nga Dhoma e Lordëve Britanikë. Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshjen pas-Brexit midis Londrës dhe Brukselit. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE gjithashtu kanë ratifikuar tashmë unanimisht marrëveshjen. Anëtarët e Parlamentit Evropian do të marrin në konsideratë marëvehsjen dhe do të votojnë detajet e marrëveshjes vitin e ardhshëm në 2021 për ta bërë atë të ligjshëm. Sipas kalendarit, periudha e tranzicionit për daljen e Britanisë nga BE do të përfundojë sot (e enjte) 31 dhjetor 2020 dhe pas kësaj marrëdhëniet tregtare midis dy palëve do të bëhen në përputhje me marrëveshjen e re.

Tags