Republikanët kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102598-republikanët_kundër_trump
Propozimi i presidentit Donald Trump për rritjen e ndihmës ekonomike për koronavirusin, nga 600 dollarë ne 2000 dollarë, është hedhur poshtë nga dhoma e Senatit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Republikanët kundër Trump

Propozimi i presidentit Donald Trump për rritjen e ndihmës ekonomike për koronavirusin, nga 600 dollarë ne 2000 dollarë, është hedhur poshtë nga dhoma e Senatit.

Kryesenatori republikan Mitch McConnell, që për një kohë të gjatë ka qenë në një valë me vendimet politike të Trumpit, i ka dalë kundër këtë herë. Ai u shpreh se propozim i tillë nuk kishte gjasa të kalonte në Senat së shpejti, duke lënë të kuptohet se propozim i përkrahur nga Trumpi nuk aprovohet. Në reagimin e tij, vetë presidenti e ka cilësuar rastin si “dëshirë vetëvrasjeje” në Twitter. Mediat amerikane shkruajnë se debati ka edhe një prapavijë politike mbrapa. Ka mbështetje të gjerë mes amerikanëve, përtej linjave partiake, për çeqe prej 2,000 dollarësh. Kjo lëvizje e presidentit vjen edhe për të ruajtur shumicën republikane në Senat, shkruajnë analistët. Nëse kandidatët republikanë për në Senat Loeffler dhe Perdue humbin, demokratët do të fitojnë shumicën në Senat. Sondazhet e fundit tregojnë se kundërshtarët që ndodhen në balotazh janë afër me rezultate, dhe sipas medieve amerikane, lëvizja e presidentit është për t’i dhënë atyre një kartë të fortë në zgjedhjet për Senat.