Britania zyrtarisht jashtë BE-së
(last modified Fri, 01 Jan 2021 18:21:33 GMT )
Janar 01, 2021 19:21 Europe/Tirane
  • Britania zyrtarisht jashtë BE-së

Britania më në fund ta ndërpresë partneritetin e saj të trazuar gjysmëshekullor me kontinentin europian.

Ajo la pak ditë më parë tregun e përbashkët të BE-së dhe bashkimin doganor, duke kërkuar që të ecë në rrugën e saj. Në Eurotunelin që lidh kontinentin me vendin ishullor, zyrtarët francezë filluan zbatimin e formaliteteve të reja në mesnatë, duke filluar me një kamion që vinte nga Rumania dhe transportonte postën dhe sende të tjera.Tema e Brexit-it që ka dominuar politikën në të dy anët e Kanalit të La Manshit, që nga viti 2016 kur edhe në Britani u votua pro daljes nga BE-ja. Tani, më 1 janar të 2021-shit, periudha tranzitore ka mbaruar, dhe rregullat e BE-së nuk zbatohen më. Pasoja e menjëhershme është fundi i lëvizjes së lirë i më shumë se 500 milion njerëzve mes Britanisë dhe 27 shteteve të Bashkimit Europian. Kontrollet kufitare doganore pritet të kenë pengesat e tyre për shkak të dokumenteve shtesë e radhës, pavarësisht nga marrëveshja e tregtisë së lirë që lejon Britaninë të vazhdojë të jetë pjesë e tregut europian që përfshin rreth 450 milion konsumatorë. Ligjvënësit britanikë pro Bashkimit Europian janë skeptikë për këtë udhëtim vetmitar në marrëdhëniet ndërkombëtare të Britanisë së Madhe. Sipas tyre largimi nga Europa është një gabim. Ligjërisht, Britania u largua nga Bashkimi Evropian në 31 janar por ka qenë në një periudhë tranzicioni të qetë gjatë bisedimeve të përçara për të siguruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Brukselin, e cila u përfundua më në fund në prag të Krishtlindjes. Një nga temat e reja postBrexit, që do të shkaktojë sërisht trazira në politikën britanike është një votim i ri për pavarësinë e Skocisë. Ministri i Parë pro-BE i Skocisë, Nicola Sturgeon shkroi në Tëitter se : “Skocia do të kthehet së shpejti, Europë. Mbaje dritën të ndezur“.

 

Tags