Çfarë ndryshimesh sjell ndarja e Britanisë nga BE?
(last modified Fri, 01 Jan 2021 18:24:09 GMT )
Janar 01, 2021 19:24 Europe/Tirane
  • Çfarë ndryshimesh sjell ndarja e Britanisë nga BE?

Britania u largua nga Bashkimit Evropian në mesnatën ndërmjet së enjtes dhe të premtes, duke i dhënë fund një lidhjeje të stuhishme 48 vjeçare me projektin Evropian, për një të ardhme të pasigurt pas Brexit-it.

Kambana e famshme britanike ra në prag të Vitit të Ri për të shënuar fundin e periudhës kalimtare të Brexit-it, kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga tregu i përbashkët i BE-së dhe unioni doganor. Kremtimet ishin mjaft të heshtura për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë së COVID-19, për të mos përmendur ndarjet e opinionit mbi drejtimin e Britanisë. Kryeministri Boris Johnson, shfrytëzoi mesazhin e tij të Vitit të Ri për të përshëndetur agimin e ri për Mbretërinë e Bashkuar. “Ne kemi lirinë tonë në duart tona dhe varet nga ne që ta shfrytëzojmë maksimalisht. Dhe mendoj se do të jetë instinkti zotërues i qytetarëve të këtij vendi që të bashkohen si një Mbretëri e Bashkuar – Anglia, Skocia, Uells dhe Irlanda e Veriut për të punuar së bashku për të shprehur vlerat tona gjithandej botës”, tha ai. Por në Skoci, ku mbështetja për pavarësinë është rritur pjesërisht edhe për shkak të Brexit-it, ministrja e Parë, Nicola Surgeon, shkroi në facebook se ata do të kthehen së shpejti dhe i kërkoi Evropës të “mbajë dritën ndezur”. Mbretëria e Bashkuar ishte anëtare e bllokut që fillimisht njihej si Komuniteti Evropian Ekonomik, që në vitin 1973. Ajo vendosi të largohet pas referendumit të qershorit të vitit 2016, i cili u pasua nga vite negociatash që çuan në shkëputjen përfundimtare të saj natën që lamë pas. Nga mesnata e kaluar, pasi nuk janë më shtetas të Bashkimit Evropian, britanikët do duhet të kontrollojnë  pasaportat të cilat do duhet të jenë të vlefshme, jo më pak se gjashtë muaj, dhe të jenë lëshuara jo më shumë se përpara dhjetë vjetësh, pasi përndryshe nuk do mund të udhëtojnë dot në vendet e BE. Britanikëve  do mund tu kërkohet edhe bileta e kthimit apo dhe sa fonde kanë për qëndrimin në Evropë në pikat e kalimit kufitar, ku do rreshtohen në radhë të shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së. Nëse britaniket do duhet të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në një vend të BE do duhet të aplikojnë për vizë dhe leje të veçantë qëndrimi. Për këdo që planifikon të udhëtojë në vendet e Bashkimit Evropian, do duhet të kenë siguracion  të veçantë udhëtimi dhe shëndetësie. Nga 1 janari, sistemi me pike për emigracionin hyn ne fuqi, ku edhe shtetasit e BE do trajtohen njësoj si esktra komunitarët  dhe do duhet të aplikojnë për vizë nëse do duan të jetojnë, punojnë ose studiojnë në Britani, me përjashtim të shtetasve nga Republika e Irlandës. Evropianëve nuk u duhet vizë britanike nëse duan të qëndrojnë deri në gjashtë  muaj. Për ata shtetas të BE që janë duke jetuar në Britani duhet të aplikojnë për të vazhduar të qëndrojnë me tej  ne Britani pas mesnatës në baze të skemës për statusin e mëtejshëm të qëndrimit. Ky është realiteti i daljes nga BE ku jo pak veta nuk i kane ditur këto ne detaje kur votuan për daljen nga Bashkimi Evropian ne referendumin për Brexit-in ne 2016.

 

Tags