Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar situatën e emigrantëve në Bosnjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102644-bashkimi_evropian_(be)_ka_dënuar_situatën_e_emigrantëve_në_bosnjë
I dërguari i BE në Bosnjë thotë se kushtet e jetesës së qindra njerëzve të zhvendosur në Bosnjë janë plotësisht të papranueshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 03, 2021 08:34 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar situatën e emigrantëve në Bosnjë

I dërguari i BE në Bosnjë thotë se kushtet e jetesës së qindra njerëzve të zhvendosur në Bosnjë janë plotësisht të papranueshme.

Sipas AFP, emigrantët në Bosnjë janë lënë të vetëm në mes të  acarit dhe shiut që kur kampi i tyre në qytetin Bihac mori flakë muajin e kaluar. "Këto kushte janë plotësisht të papranueshme, jeta dhe të drejtat themelore të qindra njerëzve rrezikohen seriozisht," tha Joel Satler, Përfaqësuesi Special i BE për Bosnje dhe Herzegovinën, pas takimit me ministrin e brendshëm të Bosnjës. Kampi i refugjatëve Lipa në Bosnjën veriperëndimore mori flakë më 23 Dhjetor. Megjithëse zjarri nuk shkaktoi viktima, pjesa më e madhe e infrastrukturës së kampit u shkatërrua. Ndërsa autoritetet boshnjake nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë shtëpi të reja për emigrantët, incidenti ka përkeqësuar krizën e strehimit për mijëra emigrantë. Bosnja është vendi i strehimit të rreth 8,500 refugjatëve dhe personave të zhvendosur.