Rastet e Covid-19 në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102645-rastet_e_covid_19_në_amerikë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 356.450, prej të cilëve 2.069 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2021 05:04 Europe/Tirane
  • Rastet e Covid-19 në Amerikë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 356.450, prej të cilëve 2.069 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 156.531, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20.619.032. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 12.179.000 të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 254,6 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,3 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 38.145 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,31 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,7 milionë.